MAS bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë nxënësit (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në 20 Nëntor, ditën e hënë, në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet: “Respektimit dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve”, me qëllim rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjtë dhe fëmijët për të drejtat e tyre.

Në 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve.

Po më 20 nëntor të vitit 1989 kjo Asamble miratoi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në histori.

Kjo ditë festohet çdo vit në 20 nëntor për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Konventa e të Drejtave të Fëmijëve ndryshoi mënyrën se si fëmijët shikohen apo trajtohen. Fëmijët nuk shikohen më si një “pronë” e prindërve. Ata nuk janë të pambrojtur dhe nuk janë objekt për bamirësi. Një fëmijë është një qenie njerëzore dhe me të drejtë duhet të trajtohet si e tillë.

MAS bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë

Ju rekomandojmë

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV