Mjekja shqiptare që punon në Itali letër Ramës: Na bëtë krenarë me ndihmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të Kozeta Proko, një mjeke shqiptare që jeton dhe punon në Itali.

Proko i ka shkruar Ramës për këtë nismë, duke e quajtur mbërritjen e mjekëve shqiptarë një ditë të re në provincën e Trevizos. “Na gjeti krenar”, shkruan ajo. Krenari që sipas doktoreshës Kozeta Proko dëshmon fisnikërinë e popullit shqiptar për të ndihmuar mikun në ditë të vështira.

Ajo ka përshëndetur ndihmën e qeverisë që dërgoi në shtetin fqinj 10 mjekë dhe 20 infermierë për të ndihmuar 1 muaj Italinë në përballimin e pandemisë COVID-19.


I Nderuar Kryeminister Rama,
Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e resurset e të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t’i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë.
Dita e re, këtu në provincën e Trevizos, të gjithë shqiptarëve, ne veçanti ne mjekëve shqiptarë qe jetojmë e punojmë në Itali, na gjeti krenar!
Këta kolegë, me punën e tyre në shërbim të mbrojtjes së jetës, janë dëshmi e një prej cilësive më fisnike të popullit shqiptar…ndihmesën e mikut në ditë të vështira.
Në çastet më të errëta të dallgëve të historisë, ne shqipëtarët kemi treguar virtytet tona më të mira.
Jemi duke jetuar ditë të vështira, në një betejë që kërkon sakrificë prej secilit prej nesh.
Nëse këta kolegë kanë lënë pas familjet e shtëpitë e tyre, në emër të betimit të shenjtë në mbrojtje të jetës, ju lutem të gjithë ju të tjerëve të qëndroni në shtëpi!
Të kemi të gjithë besim tek masat mbrojtëse të menjëhershme që institucionet e Shqipërise ditën të ndërmerrnin, të cilat i përgëzoj.
Për të mirën tonë, të familjarëve e të afërmve tanë, në respekt të sakrificës e punës së gjithë mjekëve, që fitorja e kësaj beteje të jetë sa më e afërt…QËNDRONI NË SHTËPI!!

Lexo edhe :  Ekspozita e rrallë e kartolinave, zbulohen urimet e shqiptarëve para 140 viteve

Dr.ssa Kozeta Proko

Responsabile settore Ematologia e Autoimmunita’
Laboratorio Analisi di Castelfranco Veneto e Montebelluna
Distretto Asolo – ULSS n.2 della Marca Trevigiana

Të fundit

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet j pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër. Një person është gjetur i vrarë në automjetin e...

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të NATO-s në rajon, trupat do...

Lajme të tjera

Web TV