Ministra e Brendshme dhe e Arsimit Nënshkruajnë paktin kundër dhunës ndaj fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, 4 ministri u mblodhën për të nënshkruar paktin Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri, ku theksi u vu në mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj dhune dhe abuzimi, si dhe marrja e hapave konkret për parandalimin e ngjarjeve ku të dëmtuar mbeten fëmijët.

Paketa e sigurisë në shkolla ishte një nismë që këtë vit shkollor ka rritur sigurinë e fëmijëve jo vetëm në shkolla por edhe në ambientet përreth. Kjo nismë pritet që të zgjerohet për të ofruar siguri edhe gjatë lundrimit në internet.

“Paketa e sigurisë në shkolla do të ofrojë dhe internet të sigurt për fëmijët”- tha ministri Balla.

Javët e fundit është vërejtur një shtim i incidenteve në sistemin parashkollor ku fëmijë të ndryshëm janë dhunuar nga edukatoret. Që kjo të mos ndodhë më është parashikuar një reformë në sistemin parashkollor ku do të krijohen filtra për të gjithë edukatorët të cilët do të vlerësohen periodikisht.

Reformë për sistemin parashkollor. Përmirësimin e akteve nënligjore të mundësojmë të kemi vlerësime me ofruesit e shërbimeve. Mekanizma vlerësimin periodik me psikolog“- u shpreh ministrja Manastirliu.

Në shërbim të fëmijëve në çdo institucion arsimor është edhe shërbimi i psikologut me qëllim që fëmijët të shprehin çdo shqetësim të tyre që ngjarjet të parandalohen. /O.S

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK (vijon)

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV