Covid-19, lë pasoja të shëndetit mendor tek Britanikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët që kanë respektuar në mënyrë të rreptë rregullat për të mos u infektuar nga Covid-19 në Britaninë e Madhe kanë probleme me shëndetin mendor. Është ky rezultati që vjen nga një sondazh i kryer nga Universiteti Bangor në Wells.

Personat që kanë ndjekur në mënyrë rigoroze rregullat kanë tani pas 3 vitesh që prej nisjes së pandemisë më shumë stres, ankth dhe depression. Ishin 1729 qytetarë që dhanë përgjigjet e tyre në këtë sondazh.

Sipas akademikëve në Universitetin Bangor, qytetarët e kishin të vështirë që të ktheheshin në normalitet pas zbatimit të masava që u vendosën nga pandemia e Covid-19.

Ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se dëmi që është shkaktuar nga Covid -19 në shëndetin mendor të qytetarëve britanikë reflektohet edhe tek rritje e numrit të personave që kërkojnë ndihmë të specializuar shëndetësore mbi problemet që kanë

Megjithatë sondazhi ka treguar gjithashtu se njerëzit të cilët kanë reflektuar me veten mbi Covid-19  e patën më të lehtë që të dilnin nga pasojat psikologjike që la pas pandemia.

Mjekët thonë se problemet e shëndetit mendor nga Pandemia janë shtuar jo vetëm si pasoje e ndjekjes në mënyrë rigoroze të rregullave, por edhe për shkak se shumë qytetarë pësuan humbje të familjareve apo miqve nga Covid-19. /O.S

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV