Koronavirusi/ Mënyra e veçantë e Zvicrës për të sjellë shpresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota është gjunjëzuar nga koronavirusi, një mesazh shprese, solidariteti dhe mbështetjeje vjen në një mënyrë të pazakontë nga Alpet e Zvicrës.

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të ndriçojnë malin Matterhorn, duke angazhuar artistin e dritave Gerry Hofstetter. Ky i fundit mundëson çdo mbrëmje fjalë dhe imazhe inkurajuese.

Shfaqja e tyre do të zgjasë deri më 19 prill, në të njëjtën datë të synuar për përfundimin e masave të bllokimit.

Ndërkohë, restorantet, baret, dyqanet, pistat e skive dhe trenat turistikë në Zermatt dhe në të gjithë Zvicrën janë mbyllur, në një përpjekje ndërkombëtare për të kapërcyer shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Zvicra numëron deri më tani mbi 10,700 raste të koronavirusit, me 161 vdekje.

Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të...

Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave...

Daniel Defo, shkrimtari i Robinso Kruzo”-së që britanikët e ndëshkuan me lule

Përgatiti: Leonard Veizi Në analet e historisë letrare, ku guximi i penës shpesh përballet me rreptësinë e pushtetit, historia e shkrimtarit Daniel Defo shpaloset si...

Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Në një epokë ku futbollistët tërhiqen shpesh para të 40-ave, Jamie Cureton është përjashtimi që sfidon çdo parashikim. Në moshën 50-vjeçare (i mbush në...

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e hetimit për abuzuesin seksual të...

Lajme të tjera

Web TV