Tensionet në Parlament/ Rama: Këto tensione bëhen për hallin e një individi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se tensionet që kanë përfshirë Parlamentin, ndikojnë në prishjen e imazhit të vendit.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama ka deklaruar se këto tensione bëhen për hallin e një individi, për të cilin thotë se shumëkush e mendonte të paprekshëm, por që shton se faktikisht sot duhet të përballet me drejtësinë.

Edi Rama: Është më shumë se një situatë neurologjike që ka të bëjë me një përshkallëzim të natyrës psikologjike në Kuvendin e Shqipërisë dhe që është njëlloj audio-radiografie që grupet e opozitës e ofrojnë falas. Një lloj auto-diagnostikimi që e shpallin para publikut si një gjendje të rënduar emocionale, nervore apo fizike. Nuk kam bërë prej kohësh komente për opozitën, por entuziazmi dhe eksitimi se si ajo flaka e ndezur në Parlament mori dhenë nëpër mediat e botës, më bën që të mos rri pa e komentuar këtë gjë sepse e vërteta është që përsëri kanë eksportuar jashtë Shqipërisë një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme dhe ata që e kanë publikuar atë produkt, si një kopsht zoologjik dhe jo si një revolucion. Të nxjerrësh nëpër media flakë në një Parlament të Evropës është sensacion.

Është njësoj sikur papritur një grup njerëzisht kanë ngatërruar Parlamentin në një shpellë dhe kanë ndezur një zjarr, për çdo lloj spektator të painteresuar për të hyrë në detaje, të thojë “ore çfarë bëhet atje? Çfarë është ky vend? Si ka mundësi? Ore, aja vlen të ikin për pushime?” Shëmti e jashtëzakonshme të entuziazmohesh për këtë. Nuk e kanë kurrë një mundësi për ta bërë Shqipërinë të duket keq në sytë e botës, por ky është një sensacion zoologjik. Nuk ka lidhje fare me ato që me demek u vu zjarri. Nuk ka asnjë anëtar të faunës, nëse do të pyetej që do të thoshte që kjo nuk ka lidhje fare me këto, por me hallin e madh të një individi që shumëkush e mendonte të paprekshëm dhe që faktikisht sot duhet të përballet me drejtësinë./O.S

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV