Alma Bektashi flet për divorcin: Ai është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alma Bektashi deklaroi publikisht se ish-bashkëshorti nuk është i pranishëm në jetën e fëmijëve të saj. Në një intervistë për “Ora e pasdites” në Klan Kosova, këngëtarja u pyet për divorcin dhe preferoi të mos ndalej në detaje.

“Sa i përket divorcit tim, nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që gjatë gjithë kohës i përkushtohem fëmijëve të mi. Kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet,” u shpreh ajo.

Në vijim, Alma u ndal te tema e divorcit në shoqërinë shqiptare dhe vështirësitë që hasin gratë e divorcuara.

“Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë as te miqtë, askund. Kjo është në kulturën tonë. Më vjen keq, ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt, por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë që gjithmonë lindin pesë, gjashtë apo shtatë, tetë a nëntë vajza vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave u jepet ujë e djalit qumësht, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait.”

Dy vite më parë, Alma Bektashi iu drejtua gjykatës së Tiranës për t’i dhënë fund martesës 25-vjeçare me Sokol Stafën. Asokohe, media të ndryshme raportuan se shkak ishte bërë një lidhje jashtëmartesore e Stafës me një psikologe divorcesh, 20 vite më të re se ai.

Ishin miqtë e përbashkët që fillimisht e zbuluan tradhtinë kur panë Instagramin e psikologes, e cila i deklaronte publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata ishin ende të martuar, raporton Panorama Plus. Burime të sigurta për Panorama Plus treguan se dhe vetë Alma kishte mësuar për tradhtinë nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Alma Bektashi dhe Sokol Stafa janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Anisa dhe djalit Orest./E.Ç

Të fundit

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Hallet shqiptare dhe të “Ballkan pazarit” nuk janë prioritet i SHBA-ve

Nga Sebi Alla Për të kuptuar rëndësinë e një vendi që vëtëshpallet i rëndësishëm, gati sa të mendojë se “bota rrotullohet” rreth saj, mjafton të...

Lajme të tjera

Web TV