Moti i keq bën ‘kërdinë’, vërshimet e shirave masiv i marrin jetën gati 100 personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga vërshimet si pasojë e shirave të mëdha në Somali, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve, SONNA.

“Numri i të vdekurve nga vërshimet ne Somali ka shkuar në 96”, shkroi SONNA në rrjetin social X, duke shtuar se kjo shifër është konfirmuar nga Mahamuud Moallin, kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali.

Njëlloj sikurse pjesa tjetër lindore dhe Briri i Afrikës, Somalia është goditur nga shira të pandërprerë që nisën në tetor. Ato u shkaktuan nga El Ninjo dhe një fenomen tjetër klimatik i Oqeanit Indian.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike dhe El Ninjo janë shkaktarët e mëdhenj të të nxehtit ekstrem.

Të dyja janë këto fenomene klimatike ndikojnë në temperaturat e sipërfaqes së oqeanit dhe shkaktojnë reshje shiu mbi mesatare.

Vërshimet janë cilësuar si më të rëndat në dekadat e fundit dhe i kanë shtyrë rreth 700.000 njerëz të zhvendosen, sipas Kombeve të Bashkuara.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër vend, duke nxitur zhvendosjen e njerëzve dhe përkeqësimin e një krize humanitare të shkaktuar nga kryengritjet e vazhdueshme.

Ndërkohë, në shtetin fqinj, Kenia, 76 njerëz vdiqën si pasojë e vërshimeve, sipas Kryqit të Kuq të Kenisë. Vërshimet kanë shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, kanë shkatërruar rrugë dhe ura, si dhe i kanë lënë shumë njerëz pa strehë, ujë të pijshëm dhe ushqim./E.T

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV