“Gëzuar festat! Mos harroni të kujdeseni për veten, njëri-tjetrin dhe planetin e bukur ku jetojmë”. Kështu uron festat aktivistja Greta Thunberg, përmes rrjeteve sociale “Twitter”, “Instagram” dhe “Facebook”. Ajo shfaqet e buzëqeshur e ulur në divan me një kapuç ‘Santa’ dhe me dy qentë e saj Moses dhe Roxy, një ‘labrador’ dhe një ‘golden retriever’.
Personi i vitit 2019, sipas revistës “Time”, Greta, është kthyer në shtëpinë e saj në Stockholm, pasi mori pjesë në dështimin e konferencës klimatike “Cop 25” në Madrid, dhe pasi kaloi në qytetin e Torinos pak para Krishtlindjes.
Greta Thunberg, u kthye në frymëzim për shumë bashkëmoshatarë në mbarë botën, duke protestuar para shkollave çdo të premte dhe duke bërë thirrje nga qeveritë që të ndërmarrin hapa konkret sa i përket ndryshimeve klimatike.
Ndikimi i 16-vjeçares u rrit aq shumë sa që në shtator miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të protestojnë në çdo qytet. Gjatë 16 muajve të aktiviteteve të saj, arriti të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskon.
Edhe presidentit amerikan vajza i “ëshoi një shikim të errët” para samitit, duke u bërë kështu kryelajm i mediave botërore.
Megjithatë nuk u ndal me kaq, mbi 4 milionë njerëz iu bashkuan kauzës së saj më 20 shtator, duke protestuar, që cilësohej si protesta më e madhe ndonjëherë e organizuar në histori të njerëzimit – sa i përket çështjes së ndryshimeve klimatike./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/Burimi: La Repubblica