Një 84-vjeçare e cila jeton e vetme ne qytetin e Vlorës, rrëfyer mes lotësh se ka dy ditë pa ngrënë dhe askush nuk është interesuar për të. Ajo tregoi për “ABC News” se ka kontaktuar me Bashkinë Vlorë sipas udhëzimit të qeverisë, por askush nuk i ka shkuar për ndihmë.
“Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në bug policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk mund të kërkoj në lagje tani. . Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në facebook, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!”-thotë e moshuara.
Ndërkohë, qeveria iu ka kërkuar pensionistëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa të vijë një punonjës nga shteti që do të asistojë me ushqime dhe ilaçe.