Sot Shkupi pret samitin e OSBE/ Blinken shmang përballjen me Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), ka nisur punimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), ka nisur punimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Lavrov arriti në kryeqytetin maqedonas, Shkup, në orët e para të 30 nëntorit. Pjesëmarrja e diplomatit rus u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Kjo ka shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ukraina dhe shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, në shenjë pakënaqësie e kanë bojkotuar samitin, duke mos dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Po ashtu në Shkup mbërriti edhe sekretari i shtetit Anthony Blinken, që mori pjesë në një darkë joformale, dhe fotografi familjare mbrëmjen e së mërkurës. Kryediplomati amerikan u largua pas darkës, duke shmangur kështu një përballje me homologun rus, Lavrov.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, diplomati amerikan ka përgëzuar Shkupin për kryesimin me sukses të OSBE-në, ndërsa mirëpriti edhe përzgjedhjen Maltës si kryesuesen e radhës me këtë organizatës gjatë vitit 2024.

Në prag të samiti, shefi i diplomacise se BE, Josep Borrell tha se anëtaret e OSBE ishin të bashkuar kundër agresionit rus./O.S

Të fundit

Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në...

Kontrata e lobimit të PD, ekspertët analizojnë marrëveshjen me kompaninë amerikane

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin e denoncuesve të shkeljeve...

Studimi, plastika në shtëpi lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

Kimikatet sintetike të quajtura ftalate të cilat gjenden në produktet e konsumit si enët e ruajtjes së ushqimit, shampoja, grimi, parfumi dhe lodrat e...

Rekord! 10 mijë emigrantë kalojnë kanalin drejt Britanisë me varka të vogla brenda vitit

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla. Pas mbërritjes së 473...

30-vjeçari shqiptar me të ëmën trafikonin kokainë në Rodos! Vlera, 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar, u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i ...

Lajme të tjera

Web TV