Konsumojeni çajin pa sheqer për efekte pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lugë sheqer nuk është e nevojshme për të shijuar një gotë çaj, sipas studimeve.

Ky ishte rezultati i një analize njëmujore nga hulumtuesit londinezë, të cilët ua kanë ekzaminuar shprehitë e pirjes së çajit 64 meshkujve, të cilët zakonisht e kanë pirë çajin me sheqer. Pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ose të ndalonin së shtuari sheqer në çaj, ose ta reduktojnë gradualisht sasinë e sheqerit që e shtojnë, ose të vazhdojnë të pinë çaj me sheqer.

Pas katër javësh, hulumtuesit kishin zbuluar se ata të cilët kishin ndaluar së shtuari sheqer ose e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, përsëri e kishin shijuar në maksimum çajin. Me përfundimin e eksperimentit, 42% e meshkujve që kishin qenë në grupin e atyre që gradualisht e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, kishin ndaluar krejtësisht t’i shtojnë çajit sheqer.

Autorët e studimit kanë konstatuar se konsumimi i tepërt i sheqerit është problem i shëndetit publik dhe sheqeri në pijet e zakonshme kontribuon jashtëzakonisht shumë në rritjen e sasisë së sheqerit që e konsumojmë. Britanikët konsumojnë rreth 700g sheqer në javë, sasi e cila është e barabartë me 140 lugë çaji për person. Kjo sasi e tejkalon sasinë e lejuar ditore, e cila i bie rreth 210g në javë apo 30g në ditë.

Rezultatet e një studimi tjetër tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në depresion. Sheqernat mund të shkaktojnë procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive. Kur kombinohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit, një dietë e mbushur me ushqime të përpunuara që përmbajnë nivele të larta të sheqerit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin mendor./O.S

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV