Itali, rritet “varfëria shëndetësore”! Shtohen kërkesat për ilaçe dhe trajtime falas!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2023 në Itali, pothuajse 430 mijë persona u gjendën në kushtet e varfërisë shëndetësore, njerëz këta, të cilëve siç shkruan shtypi vendas, u është dashur të kërkojnë ndihmë për të siguruar ilaçe dhe trajtime falas.

Shifra e përcjellë në raportin e “Varfëria shëndetësore dhe dhurimi i barnave”, është rritur me 10% krahasuar me vitin që shkoi kur në një situatë të tillë ndodheshin rreth 390 mijë vetë. Hartuesit e tij thonë se të gjitha familjet po detyrohen ta përballojnë këtë rritje nga xhepat e tyre.

Sergio Daniotti, president i Fondacionit Banco Farmaceutico u shpreh se shumë njerëz në kushte varfërie nuk janë më në gjendje të marrin trajtim jo vetëm sepse nuk kanë burime ekonomike, por edhe sepse shpeshherë ata nuk kanë qasje as tek mjeku i përgjithshëm, nuk njohin të drejtat e tyre në çështjet e shëndetit, apo nuk kanë një rrjet marrëdhëniesh dhe miqësish, të cilat t`i orientojnë drejt ofertave të shërbimeve shëndetësore”.

Refuzimi për të kryer vizita tek mjeku specialist është sot tek familja e varfra pesë herë më i lartë se ai i pjesës tjetër të popullsisë, dhe kjo, thekson Daniotti, kontribuon në cenimin në përgjithësi të gjendjes shëndetësore të familjeve në vështirësi ekonomike. Konfirmohet kështu më në fund, sipas shtypit vendas, rrethi vicioz mes të ardhurave të ulëta dhe  varfërisë shëndetësore, përqindja e personave në kushte të këqija ose edhe shumë të këqija shëndetësore, rezulton më e lartë tek ata që kanë kushte të pasigurta ekonomike, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

Përpos kësaj, cilësia e jetës e lidhur me problemet e rënda shëndetësore është më e keqe tek individët që kanë burime më të pakta financiare sesa ata me të ardhura mesatare apo të larta./O.S

Të fundit

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Lajme të tjera

Web TV