Postoi ushqimin në rrjetet sociale, klientes i vjen fatura prej 60.000 dollarësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kliente në një restorant kinez mbeti e shastisur pasi një postim i pafajshëm në rrjetet sociale i solli një faturë prej 60.000 dollarësh.

Wang po darkonte me një shoqe në një restorant në Kunming në Kinën jugperëndimore dhe siç është ‘zakoni’, postoi një foto të pjatave në tavolinë. Por në foto dukej edhe kodi QR në tavolinë përmes të cilit mund të paguhet duke e skanuar.

Pasi postoi fotot në rrjetin social WeChat, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte sepse i erdhi një faturë me vlerë 430.000 juan ose 60.500 dollarë.

Edhe pse Wang e postoi foton që të mund ta shihnin vetëm kontaktet e saj, hakerat e kanë përdorur kodin QR për të shtuar sasinë e ushqimit. Konkretisht bëhet fjalë për 2580 racione me kallamarë, 1850 racione me gjak rosaku (një gatim special në rajon) dhe 9900 porcione me pure karkaleci.

Pavarësisht se Wang e kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe e fshiu foton, vazhdonin të shtoheshin porositë në emër të saj dhe shpjegimi ishte se dikush mund ta ketë shkarkuar. Fatmirësisht, stafi nuk ia llogariti porositë shtesë dhe e zhvendosi në një tavolinë tjetër.

Pronarët e restorantit nuk arritën të gjenin përgjegjësit apo të ndalonin porositë, por ndërmori masa për sistemin e kodit në mënyrë që porositë të mund të jepen vetëm nga një distancë e caktuar./O.S

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV