Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Censi 2023 i popullsisë pritet të diktojë një organizim të ri të pushteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tërësi, i gjithë aparati shtetëror në Republikën e Shqipërisë sipas Agron Haxhimalit, drejtor ekzekutiv të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, njëkohësisht edhe ekspert i çështjeve vendore, përbëhet afërsisht nga 1,202 institucione (burimi i këtij informacioni është lista e institucioneve nxjerrë nga të dhënat e zyrës së Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Bankës së Shqipërisë.)

Kjo arkitekturë është organizuar në 3 grupime: 1 – Qendrore, 2 – Vendore dhe 3 – Të pavarura.

Rreth 898 institucione i përkasin qeverisë qendrore, ndërsa 282 i përkasin pushtetit vendor e 22 të tjera janë ndërmarrje financiare dhe jofinanciare, Banka Qendrore dhe Fondi i Sigurimeve Shoqërore.

Nga institucionet e qeverisë qendrore, 835 njësi janë me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, ndërsa 63 klasifikohen si ekstra-buxhetore, gjë që nënkupton kompani në pronësi publike apo institucione që konsiderohen si agjenci të pavarura me të ardhura të vetat apo institucione të ndërmjetme.

“Qeveria qendrore kontrollon drejtpërsëdrejti 14 kompani publike. Disa nga këto kompani publike kanë aktivitet të madh ekonomik, si KESH, OSHEE apo OST.

Të tjera e kanë më të kufizuar aktivitetin. Pushteti vendor ka 192 institucione të financuara nga taksat dhe 90 të klasifikuara si ekstra-buxhetore.

Ndërmarrjet jo të financuara tërësisht nga taksat në varësi të pushtetit vendor janë më së shumti kompanitë e ujësjellësve (tani me rajonalizimin ndajnë aksionet 51/49 në favor të pushtetit qendror edhe skuadrat e futbollit (vetëm Bashkia e Tiranës me grante nga transferta specifike për klubet sportive aktualisht)”, thekson z. Haxhimali.

Gjatë këtyre 30 viteve demokraci, kjo arkitekturë ka pësuar herë pas here ndryshime dhe organizime administrative.

“Ministri të ndryshme kanë bërë organizime në linjën e tyre të shërbimeve bazuar në shërbime të përqendruar, qeveria ka organizuar institucione dhe agjencitë të dekoncentruar që historikisht ishin shpërndarë në ish 36 rrethe, apo 12 qarqe, duke i vendosur shërbimet administrative bazuar në një qasje me makro rajonalë.

Për shembull, qeveria qendrore krijoi në vitin 2016, 4 agjenci për zhvillimin e rajoneve, në ndihmë të reformës dhe bashkive, pa analizuar dhe pa studiuar mirë nevojën dhe domosdoshmërinë e tyre. Por këto u mbyllën pas 3 vitesh pasi rezultuan pa eficiencë dhe efektivitet.

Kjo tregon se reforma të tilla duhet të studiohen dhe konsultohem mjaft mirë. Referuar kësaj strukture të aparatit shtetëror dhe kësaj ndarje, pyetja që ngrihet është nëse kemi një qeveri qendrore të vogël dhe eficiente dhe nëse raporti 4 me 1 në favor të pushtetit qendror është në përputhje dhe me ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave mes dy niveleve të qeverisjes.

Lexo edhe :  Një në katër familje shqiptare merr borxh për të jetuar

A e përmbush kjo arkitekturë parimin i subsidiaritetit? Kjo arkitekturë, a po ju shërben mjaftueshëm çdo qytetari në tërë shoqërinë?

A garanton kjo arkitekturë ekonomi dhe siguri për qytetarët? A ka nevojë për një rikonceptim të ri të kësaj arkitekture?”.

Sipas Haxhimalit, parashikohet se do të jenë rezultatet për numrin e popullsisë nga Censi 2023 që do të imponojnë qeverinë dhe Parlamentin të mendojnë për një organizim dhe arkitekturë shtetërore qendrore dhe vendore sa më inovative, në themel të së cilës të jetë shërbimi ndaj çdo qytetari kudo ndodhet dhe jeton, në qytet, fshat apo zonat e thella malore.

Gjendja e shëndetësisë në rrethe

Kriza nga pandemia e COVID-19 përfshiu shumë shtete në debatin për fuqizimin, në të ardhmen, e sistemeve shëndetësore për përballimin e emergjencave shëndetësore.

Kjo u bë e qartë edhe për Shqipërinë që sipas ekspertes për çështjet vendore, Merita Toska, duhej të fuqizohej shërbimi shëndetësor në nivel vendor, po që deri tani nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshme në këtë drejtim.

“Përjashtuar ndonjë rehabilitim apo rikonstruksion të godinave të qendrave shëndetësore, nuk duket të ketë ndërhyrje për ta decentralizuar në mënyrë efektive këtë shërbim në nivel vendor dhe për të ulur presionin nga qendrat urbane”, thotë Toska.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, rekomandon se shërbimet administrative, si: arsimi, rendi, siguria, mbrojtja nga rreziqet apo dhe sistemi drejtësisë etj., duhet të bazohen mbi ndarjen territoriale të 12 qarqeve, pasi organizimet aktuale nuk kanë qasje territoriale të qartë dhe për këtë arsye, si shërbimet qendrore dhe vendore, janë konfuze.

Ai thotë se është e domosdoshme të rishikohet reforma territoriale dhe alternativat janë hedhur nga ekspertët.

“Mund të bëhen riorganizime të shërbimeve administrative edhe më të përqendruara. Por sërish, mbi bazë të rajoneve më të mëdha.

Por kjo kërkon rishikim të ndarjes territoriale për qarkun si nivel i dytë i pushtetit vendor. Alternativat janë hedhur.

Shqipëria mund të shkojë për një ndarje rajonale me 6 qarqe ose 3 rajone. Këtu do kemi qeverisje administrative më të përqendruar.

Por edhe pse nuk ka një çelës të artë, ajo që mbetet qëllim është se cili organizim administrativ duhet të jetë i tillë që të mbajë dhe akomodojë qytetarët dhe interesat e tyre politike, sociale dhe ekonomike”. Monitor/   S.M

Të fundit

Çfarë ndodhi? Elasa Lila braktis emisionin në mes të intervistës, ja arsyeja e fortë

Një situatë të vështirë ka kaluar moderatori Flor Gjini në emisionin e tij “People” teksa të ftuar kishte këngëtaren...

Kur dhe me çfarë udhëtojnë më shumë shqiptarët? Kryesojnë gushti dhe dhjetori.

Më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit vitet e fundit, ndërkohë që pas nuk mbeten dhe destinacionet brenda vendit. Bregdeti gjatë periudhës...

Ngacmoi nxënësen e tij, flet bashkëshortja e mësuesit: Kishte varësi nga alkooli

Mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra”, i arrestuar nga policia e Korçës për ngacmime seksuale ndaj një nxënëseje, dyshohet se prej kohësh kishte krijuar...

Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komsioni Evropian në...

Së shpejti këto shenja horoskopi nuk do të jenë më beqarë

Nëse po prisni një lidhje të re apo një ndërlidhje romantike, astrologjia ka disa lajme emocionuese për ju. Sipas parashikimeve astrologjike, disa shenja horoskopi do...

Lajme të tjera

Web TV