Një çift i moshuar takohet çdo ditë në kufirin Gjermani-Danimarkë, pavarësisht rrezikut që i kanoset nga pandemia Covid-19.
Inga Rasmussen, 85 vjeç, nga Danimarka dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, nga Gjermania takohen pranë qytetit Aventoft për të biseduar, duke respektuar distancën e rekomanduar.
Rasmussen udhëton drejt kufirit nga qyteti Gallehus, ndërsa Hansen udhëton me biçikletë nga Suderlugum. Teksa 89-vjeçari preferon një gotë me pije alkoolike, 85-vjeçarja i qendron besnike kafesë. “Në fund të fundit, unë duhet të drejtoj një makinë”-shprehet ajo.
Kufiri Gjermani-Danimarkë u mbyll dy javë më parë në mes të shpërthimit të koronavirusit. Por, çifti i moshuar nuk lejon që një pandemi globale t’i ndalojë ato. “Është e trishtueshme, por ne nuk mund të bëjmë dot asgjë në lidhje me të”-thotë Rasmussen për “Deutsche Welle”.
Rasmussen dhe Hansen janë njohur rreth dy vite më parë dhe që prej asaj kohe kalojnë pothuajse çdo ditë së bashku. Ato kanë bërë mjaft udhëtime në të kaluarën dhe duket se po planifikojnë të udhëtojnë përsëri pasi pandemia të ketë mbaruar.
Dyshja është bërë e njohur nga mediat e huaja, pasi kryebashkiaku i qytetit lokal i hasi gjatë një udhëtimi me biçikletë. “Le të qendrojmë së bashku dhe të gjejmë zgjidhje gjatë kësaj periudhe të vështirë”-shkruan Henrik Frandsen në Facebook krahas fotos së publikuar të çiftit.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1513847792124327&set=a.229961203846332&type=3
Fjala.al