Dënohen me 12 vite burg 2 Shqiptarë/ Hodhën nga dritarja kokainën me vlerë 50 mijë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total, pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.

Dy shqiptarë janë dënuar me 12 vite burg në total pasi autoritetet britanike iu gjetën një sasi kokaine në banesën e tyre.

Bëhet fjale për 2 shqiptarët e identifikuar si Aliver Gosturani dhe Besard Tabaku, të cilët jetonin në Rivermead në Ëakefield.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollve të policisë britanike në banesën e shqiptarëve në  Rivermead, me qëllim gjetjen e emigrantëve të paligjshëm, ata kanë pikasur një dorë të dalë nga një dritare, e cila në ato momente hodhi një çantë në tokë.

Brenda saj ndodheshin 507 gramë kokainë, e cila rezultoi të ishte 90 për qind e pastër.

Ndër të tjera, çanta përmbante gjithashtu një peshore , tha Gjykata e Kurorës së Leeds.

Ndër personat e arrestuar ishte dhe gruaja e Aliver Gosturanit.

Mediat britanike thonë se banesa ishte në pronësi të Gosturanit.

Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet kanë gjetur 11,000 paund cash dhe një sasi tjetër kokaine me vlerë mbi 30,000 £ në veshjet e Gosturanit, duke bërë që pesha e kokainës së gjetur në total të shkojë në 841 gram.

Gosturani nuk ka dhënë komente në dëshminë e tij, ndërsa Tabaku tha se paratë ishin nga puna dhe pretendoi se nuk dinte asgjë për drogën, por shenjat e gishtave të tij u gjetën në çantën e rënë.

Dy shqiptarët të cilët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, më vonë pranuan se merreshin me trafik kokaine dhe se paratë e gjetura ishin nga veprimtaria kriminale.

Ndaj gruas së arrestuar nuk është ofruar asnjë provë dhe çështja është pushuar.

Lexo edhe :  Pas rënies së fitimeve të Tesla, Elon Musk do të reduktojë rolin në adiminstratën e Trump

Gosturanin u burgos me gjashtë vite, ndërsa Tabakun me gjashtë vite e gjashtë muaj./O.S

 

Të fundit

E shkarkuar në vitin 2022 nga detyra, KPA jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga...

Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori...

“Gara” për Papën e ri të Vatikanit, tërhiqet kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor. Gjatë kongregacionit të përgjithshëm...

“Black out” i energjisë, kryeministri i Spanjës: Përdorini telefonat me përgjegjësi

Disa orë pasi një ndërprerje masive e energjisë goditi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se shkaku është...

Vetëm dy ditë që është publikuar, ky është filmi më i shikuar në botë!

Filmi “Havoc” nga regjisori dhe skenaristi Gareth Evans u publikua dy ditë më parë në Netflix. Sipas FlixPatrol, “Havoc” është aktualisht filmi më i...

Lajme të tjera

Web TV