U akuzua se vrau katër fëmijët e saj/ Vërtetohet pafajsia e gruas pas 20 vjetësh burgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Australia, e cila qëndroi për 20 vite në burg pasi u shpall gabimisht fajtore për vrasjen e katër fëmijëve të saj, tashmë është deklaruar e pafajshme.

Një grua nga Australia, e cila qëndroi për 20 vite në burg pasi u shpall gabimisht fajtore për vrasjen e katër fëmijëve të saj, tashmë është deklaruar e pafajshme.

Avokatët e saj kërkuan dëmshpërblim të konsiderueshëm.

Kathleen Folbigg u fal dhe u lirua në qershor të këtij viti pas vendimit të gjyqtarit Tom Bathurst, i cili rishqyrtoi të gjitha provat e paraqitura në gjyqin e saj në vitin 2003 dhe zbuloi se në fakt ajo ishte e pafajshme,  raporton CNN.

Por një vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit Penal të Uellsit të Ri Jugor ishte i nevojshëm për të rrëzuar dënimin, dhe një panel gjyqtarësh vendosi se ajo duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Folbigg u dënua në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një akuzë për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj nga viti 1989 deri në 1999.

Nuk kishte asnjë provë që ajo i vrau, por juria ishte e bindur se shanset që të gjithë të vdisnin për shkaqe natyrore ishin aq të pakta, duke u bindur në fakt se ajo i kishte vrarë të katërt fëmijët e saj.

Në vitin 2022 shkencëtarët zbuluan një gjen mutacion të panjohur më parë në dy vajzat e saj, i cili mund të kishte qenë fatal. Foshnja e parë Caleb vdiq në 1989, e ndjekur nga Patrick në 1991, Sarah në 1993 dhe Laura në 1999.

Tre vdekjet e para fillimisht iu atribuuan sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), një term që përdoret kur foshnjat nën moshën një vjeç vdesin pa ndonjë arsye të dukshme.

Lexo edhe :  Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Në moshën 18 muajshe, Laura ishte më e madhja nga fëmijët e saj, e policia filloi një hetim pasi një patolog mjekoligjor e cilëspi shkakun e vdekjes së saj si “të papërcaktuar”.

Nëna u akuzua dhe u dënua, mediat e shpallën atë “vrasësen  më të keqe në Australi”, shkruan CNN, duke shtuar se Folbigg u dënua bazuar në supozimin e rremë të një pediatric, i cili pretendoi se vdekja e papritur e një foshnje në familje është një tragjedi, dy janë të dyshimta dhe tre janë vrasje.

Avokatja Rhanee Rego tha se ekipi ligjor i nënës së dënuar gabimisht tani do të kërkojë dëmshpërblim, të cilat ajo parashikoi se do të ishin të konsiderueshme./O.S

Të fundit

Ushqimi i lashtë plot me vlera ushqyese që Bill Gates i kërkon njerëzimit ta konsumojë

Bill Gates është një figurë mjaft e njohur në mbarë botën, përveçse themeluesi i Windows, edhe për punën e...

Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet 94.5 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre persona humbin jetën pasi hëngrën tortë

Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh. Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe...

Media britanike/ Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale - nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të...

Lajme të tjera

Web TV