Sekuestrohen qindra doza kokaine, armë maskë dhe para në Kashar, arrestohen katër persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra doza kokaine e kanabisi, pistoletë e sende të tjera janë sekuestruar në një lokal në zonën e Kasharit në Tiranë.

Në pranga, gjatë operacionit të koduar “Drug bar” kanë rënë 4 persona; A. H. 36 vjeç, Ç. H. 52 vjeç, E. D. 27 vjeç dhe R. H. 21 vjeç.

Lokali është në pronësi të 36-vjeçarit A.H. dhe gjatë kontrollit aty, policia gjeti 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria ilegale.

Policia thotë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /O.S

Të fundit

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast,...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Lajme të tjera

Web TV