Si të shijoni ditët në karantinë bazuar në shenjën e horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke qenë se prej shumë ditësh kemi hequr dorë nga jeta sociale si pasojë e pandemisë, ruajtja e marrëdhënieve me njëri-tjetrin është bërë sfidë më vete. Cila është mënyra më e mirë për të mos e ndjerë “distancimin fizik”?!

Dashi- Sfida në karantinë

Llogaria juaj e Instagram-it duhet të jetë e mbushur me postime dhe story sfidash! Si njeri sfidues që jeni, kënaqësinë e merrni nga veprimi, protagonizmi kështu që vazhdoni. Merrni pjesë në sa më shumë sfida virtuale të jetë e mundur dhe mos harroni të inkurajoni miqtë, pra mos harroni të bëni tag.

Demi- Netflix

Vishni pizhamet e preferuara dhe direkt në krevat. Keni marrëdhënie të përkryer me Netflix-in, por si thoni sikur t’i ktheheni librave? Ka shumë club-e virtuale librash në të cilat mund të merrni pjesë dhe në këtë mënyrë, krijoni edhe miqësira të reja.

Binjakët- Meme

Në kohë të vështira si këto ju doni meme-t pranë vetes. Binjakët janë mjeshtër meme-sh prandaj miqtë mezi i presin kur i dërgoni ndonjë. Bëj një koleksion meme-sh dhe hap një grup chat-i. S’do ta ndjeni më stresin e karantinës.

Gaforrja- Email-e?

Ju vdisni t’i ktheheni herë pas here metodave të vjetra prandaj, meqë keni kohë mjaftueshëm shprehjani dashurinë miqve përmes ca email-ve interesante. Të personalizuara, mos harroni!

Luani-Karaoke party

Mbreti festës dhe i gjithçkaje tjetër! Ju jeni i pari që duhet të nisni organizime të tilla virtuale që në fund, e gjithë merita të shkojë për ju! Një karaoke online me miqtë më të mirë është super ide.

Virgjëresha- Aktivitet fizik

Të ruash një rutinë të shëndetshme fizike është shumë e rëndësishme për ju. Këtë mund ta bëni edhe duke ftuar miqtë tuaj në të njëjtën kohë.

Lexo edhe :  Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Peshorja- Një gotë në Zoom me shoqërinë

Asgjë s’ju mban larg nga të qënit social, madje as koronavirusi. Prandaj, inkurajo grupin dhe ftoji për një “gotë” në Zoom, sigurisht. Bëni pak make up, merrni nga një gotë vere dhe zëre se dolët.

Akrepi- Facetime ose WhatsApp

Të ruash marrëdhëniet me njerëzit më të afërt është shumë e rëndësishme për ty. Prandaj sigurohuni që gjatë këtyre ditëve të flisni dhe të shiheni me të dashurit tuaj. Kamera e bën bisedën edhe më intime, prandaj mos ngurroni.

Shigjetari-Instagram Live

Si shenjë me shumë personalitet është mëkat t’i fshihesh botës vetëm se ke ngecur brenda shtëpisë. Ti gjithmonë ke diçka interesante për të thënë, kështu që thuaje. Do t’i gëzoje të gjithë me energjinë dhe lumturinë që përcjell, edhe virtualisht.

Bricjapi- Një lojë në grup

Hiqe pak mendjen nga stresi i gjithë kësaj që po ndodh dhe ktheji gjërave të vjetra. Siç mund të jetë një lojë në grup me shoqërinë, vetëm se kësaj here në mënyrë virtuale.

Ujori-Mos ju ndaj rrjeteve sociale

Kjo është koha më e mirë për të bërë shoqëri të reja- virtuale. Mbaje veten të zënë duke ndërvepruar në rrjete sociale me njërëz të rinj prej të cilëve mund të mësosh diçka. Ndoshta gjen njerëz po aq pasionantë sa ti dhe kjo do t’ju zbukurojë ditën.

Peshqit-Bëhuni krijues

Shprehja e vetes përmes artit është gjithnjë terapie për Peshqit, kështu që merruni me gjëra krijuese. Po qarkullojnë shumë sfida arti gjatë karantinës dhe mund t’i bashkoheni sapo të keni lexuar këtë./Bustle

Të fundit

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje...

Izraeli “përplaset” me Kroacinë, debate mes presidentit dhe kryeministrit për armët

Tregtia e armeve me Izraelin eshte bere shkak per nje perplasje mes presidentit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkovic. Presidenti Zoran Milanovic i beri thirrje qeverise...

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

Lajme të tjera

Web TV