“O Zot, jo!”/ Harroi të vishte parashutën, i riu filmon vdekjen e tij teksa hidhet(VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivan McGuire, 35 vjeç, filmoi vdekjen e tij teksa hidhej me parashutë në lartësinë 10,000 këmbë. Arsyeja e përfundimit të tij tragjik ishte se kishte harruar të vishte parashutën .

Incidenti i trishtuar ndodhi në prill të vitit 1988 kur McGuire po bënte kërcimin e tij të tretë të ditës dhe po ndihej i emocionuar për filmimin e një mësimi parashutizmi.

Ai rrëmbeu aparatin e tij për të filmuar studentin me instruktorin dhe u hodh me ta disa sekonda më vonë, duke mos e kuptuar gabimin e tij fatal.

Sipas Daily Star, McGuire kishte bërë gjithsej 800 rënie të suksesshme para aksidentit të tij fatal.

Pamjet rrëqethëse e tregojnë atë duke iu afruar tokës, teksa përgatitet të hapë parashutën, derisa e kupton me tmerr lëshimin e tij të madh.

Fjalët e fundit të McGuire ishin: “O Zot, jo!”

Trupi i tij u gjet më vonë në pyll rreth një milje e gjysmë larg aeroportit nga ai u nis.

Në atë kohë, piloti Mark Luman u hetua për të parë nëse ai kishte kontrolluar nëse McGuire kishte veshur një parashutë.

Inspektori që kishte marrë përsipër rastin kishte theksuar se: “Ekziston një rregullore, e cila thotë se askush nuk mund të kërcejë nëse piloti nuk kontrollon parashutat”./E.T

Të fundit

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Lajme të tjera

Web TV