Pasojat e jetës së shthurur/ Mjekët japin alarmin për rrezikun e sëmundjeve seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet e rastësishme seksuale, jeta e shthurur e të rinjve nëpër pube apo lokale nën efektin e drogës apo alkoolit si dhe njohja e partnerëve nëpër aplikacione ka rritur përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi bën thirrje për vëmendje, pasi SST janë sëmundje me pasoja të rënda shëndetësore për individin, por edhe për shoqërinë.

“Ka një shtim sidomos këtë vit, sifiliz me 30 raste të reja dhe kjo jo vetëm te grupet e riskut që kanë marrëdhënie homoseksuale por edhe tek marrëdhëniet heterogjene. Kemi kapur edhe clamidia, gonorea, mykoplasma”, shpjegon Harxhi.

Shtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është konstatuar menjëherë pas pandemisë Covid.

“Rritja vjen edhe për shkak të mungesës së shërbimeve, mjekimit gjatë pandemisë, por lidhet kryesisht me sjelljet e rrezikshme. Marrëdhëniet afatshkurtra, njohjen nëpër aplikacione, pra shtim i sjelljeve të rrezikshme seksuale”.

SST nëse diagnostikohen herët mjekohen, por në rastet e vajzave shtatzënë ndikojnë në keqfomime të fetusit apo abort. E ndërsa SST raportohet se po rriten në të gjithë Europën, Instituti i shëndetit Publik në Shqipëri nuk ka publikuar asnjë raport përveç alarmit që japin mjekët infeksionistë./O.S

Të fundit

Henry Larsen, kalimi i parë i suksesshëm nga perëndimi në lindje

23 qershor 1940 Rruga Veriperëndimore, një kapitull i rëndësishëm në eksplorimin detar kanadez dhe në historinë e Arktikut Në verën e...

Bilanci, në Shqipëri hynë 472 klandestinë vetëm në 5 muajt e 2025

Në 5 muajt e parë të këtij viti, nga Policia Kufitare dhe Frontex janë kapur 472 emigrantë të parregullt. Ata futen në Shqipëri kryesisht...

Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej...

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth luftës Izrael-Iran. Por jo vetëm...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Lajme të tjera

Web TV