11 vende te lira pune në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

11 vende të reja pune, të shpërblyera me nivelin më të lartë të pagave janë të lira në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Thirrja është e hapur deri më 4 Janar 2024 për ekspertë të fushave të ndryshme që do të plotësojnë pozicionet në këtë institucion të ri.
Aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat janë të publikuara, së bashku me njoftimin e vendeve të lira, në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes synon avancimin e kapaciteteve dhe inovacionin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e teknologjive bashkëkohore dhe integrimin e tyre në projekte të reja. Nxitja e ekosistemit, afrimi i talenteve, dhe mbështetja e startup-eve me mentorim, përmirësimi i proceseve të brendshme dhe optimizimi i shpërndarjes së burimeve janë të rëndësishme për efiçencën dhe arritjen e objektivave.

Gjithashtu qendra synon kultivimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe produktiv që inkurajon bashkëpunimin dhe realizimin efektiv të ideve inovative si dhe angazhimin e vazhdueshëm në kërkim dhe zhvillim, ndarje të njohurive dhe përfaqësimin në skenën ndërkombëtare.

Për nevoja të realizimit të veprimtarisë së saj, qendra do të shkëmbejë informacione me institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes; institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucionet kërkimore-shkencore në vend; NATO-n dhe partnerë të tjerë për zhvillim; persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, vendës apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit, komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit etj.; ministrinë përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike./O.S

 

 

Të fundit

Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme...

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij,...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Lajme të tjera

Web TV