Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”
Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.
Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”, fitoi Çmimin e Kritikës, ndërsa Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë” çmimin e Debutuesit më të mirë./O.S