Krishtlindjet e para pa të/ Juli kujton të atin, Zef Deda: M’ ka marrë malli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një muaj më parë arti dhe publiku shqiptar u trishtua thellësisht kur mori lajmin se ikona e humorit shqiptar, Zef Deda, ndërroi jetë.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, aktori Julian Deda, ka kujtuar me mall të atin, përmes një dedikimi në rrjetin social “Instgram”.

“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Nje perqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!“,- shkruan Deda.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua  më 24 nëntor 2023po në qytetin e tij të lindjes, Shkodër që e deshti aq shumë. e kuptoi dhe nuk e largoi kurrë veç e afroi.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël kur luajti disa role në teatër. Karrierën e nisi si aktor kur performonte në skenë para punëtorëve të Vaut të Dejës më pas në teatrin “Migjeni”.

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet./e.t

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV