“I vetëm në shtëpi”, sekretet e shtëpisë ku u filmua filmi dhe sa kushton sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi “Home Alone” ose “I vetëm në shtëpi” u publikua 33 vjet më parë dhe me të drejtë renditet ndër filmat më të njohur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Megjithatë, protagonist i filmit nuk është vetëm Macaulay Culkin, por edhe shtëpia ku është filmuar.

E ndërtuar në një stil kolonial me tulla të kuqe të errët dhe detaje druri të bardha, shtëpia e familjes McCallister ndodhet rreth gjysmë ore jashtë Çikagos dhe ishte në pronësi të familjes Abendshien në kohën e xhirimeve. Regjisori Chris Columbus zgjodhi këtë shtëpi të veçantë kryesisht sepse ishte e bukur, por për shkak në madhësinë e tij mund të duket edhe kërcënuese. Ishte gjithashtu ideale për të bërë të gjitha skenat e rrezikshme në film. “Është shtëpia ku, po të ishe fëmijë, do të ishte kënaqësi të rrije vetëm”, tha ai.

Shtëpia ka dhjetë dhoma gjumi, gjashtë banja dhe pas saj ka një kopsht të madh. Edhe sikur të mos ishte shtëpia e “Home Alone”, edhe sikur të mos ishte kthyer në një atraksion lokal, vlera e saj do të ishte sërish e madhe, sepse siç do ta shihni në videon më poshtë, është super luksoze. Sot vlerësohet 2.3 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2012 pronarët e rinj e blenë për 1.5 milion.

Që atëherë shtëpia ka qenë e banuar normalisht dhe nuk mund të vizitohet nëse nuk i njihni personalisht pronarët, emri i të cilëve nuk dihet për publikun, por dy vjet më parë ata u bashkuan me Airbnb dhe e ofruan shtëpinë me qira për vetëm një natë.

Më poshtë mund të shihni videon nga brenda shtëpisë:

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV