Ekzekutoi nga afër një 49-vjeçar, policia gjermane përballet me valë kritikash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e rrjeteve kritikuan ashpër të dielën policinë gjermane për vrasjen e Ertekin Ozkan, 49-vjeç, nga një distancë e afërt, duke thënë në postimet në rrjetet sociale se oficerët duhet ta kishin plagosur në vend që ta qëllonin për vdekje.

Të shtunën në mbrëmje, policia në qytetin jugor gjerman të Mannheim vrau Ozkanin pasi pretendoi se ai mbante një thikë dhe kërcënonte oficerët për të sulmuar.

Pas të shtënave fatale, metoda e “neutralizimit” e policisë gjermane u kritikua shumë në rrjetet sociale.

Duke reaguar ndaj disa videove të postuara në rrjetet sociale ku shihet gjuajtja ndaj Ozkanit teksa ndodhej 3-4 metra larg ekipit të policisë, përdoruesit e rrjeteve sociale theksuan se policia duhej të kishte tentuar ta plagoste në vend që ta qëllonte për vdekje, raporton AA.

Konsulli i Përgjithshëm turk në Karlsruhe, Mahmut Niyazi Sezgin, ka vizituar familjen e Ozkanit për të shprehur ngushëllimet e tij. Ai është informuar edhe nga policia lokale për ngjarjen tragjike.

Policia në Mannheim vrau Ozkan të shtunën në mbrëmje pasi pretendoi se ai mbante një thikë dhe kërcënonte oficerët.

Prokurori lokal dhe departamenti i policisë lëshuan më vonë një deklaratë të përbashkët në të cilën ata pretenduan se Ozkan kishte thirrur policinë dhe kishte pranuar se kishte kryer një krim.

Kur efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur personin që mbante në dorë një thikë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai ka kërcënuar efektivët dhe për pasojë ekipi i policisë është dashur të përdorë armët e zjarrit.

“49-vjeçari u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital nën masat e menjëhershme të ringjalljes, ku më pas ndërroi jetë”, thuhet në njoftim./e.t

Të fundit

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Vetëm pak orë para dasmës, forcat izraelite vrasin fotoreporteren e Gazës

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku...

Lajme të tjera

Web TV