Opozita iraniane/ Maryam Rajavi merr pjesë në festën e Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka marrë pjesë në kremtimet e Krishtlindjes në Arqipeshkvinë Metropolitane.

Prania e saj u përshëndet edhe nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, George Antonio Frendo.

Jam i lumtur që ju shoh mes nesh. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë kremtim madhështor. Ju përshëndes znj. Rajavi, që përfaqësoni komunitetin iranian në vendin tonë. Lutemi për njerëzit në vendin tuaj, të cilët janë të shtypur, dhe durojnë dhimbjen e vuajtjen” është shprehur Arqipeshkvit Frendo.

Nga ana e saj, Rajavi i shprehu mirënjohjen Arqipeshkvit Frendo.

Ajo i dhuroi një libër që përmban listën e 20,000 martirëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.

Sipas saj, populli iranian po paguan çmimin më të rëndë të mundshëm në luftën e tij për ta hequr qafe fashizmin fetar që sundon Iranin. Ndërsa u shpreh se beson që një ditë në Iranin e së ardhmes, të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane, pavarësisht feve dhe traditave të tyre, apo etnive dhe kombësive, do të jetojnë krah për krah në liri e barazi.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV