Regjistrohet refugjatja e parë me Covid-19 në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një refugjate e cila lindi fëmijë së fundmi në një spital në Greqi,ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ende nuk dihet se ku u infektua gruaja, në kamp, në spital apo diku tjetër.

gruaja e cila nuk është identifikuar, ka kryer një lindje në një spital në territorin e Greqisë afër një kampi të refugjatëve Ritsona ku edhe kishte jetuar. Në kamp ka një popullsi prej 2,070 banorëve, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Bëhet e ditur se zyrtarët shëndetësorë, po hetojnë burimin e infeksionit, pasi është e mundur që gruaja të jetë infektuar dhe gjatë qëndrimit në spital, ndërsa autoritetet e tjera po përpiqen të zbulojnë nëse ka raste të tjera në kamp. Një nga zyrtarët e IOM në Ritsona kishte konfirmuar lajmin, mirëpo, deklaroi se organizata po përpiqet të ruaj vendin nga një shpërthim i mundshëm.

“IOM u ka shpërndarë të gjithë banorëve sapunë, ndërsa hapësirat e punës dhe zonat e zakonshme po dezinfektohen një herë në javë”,thuhet në një deklaratë të tyre.

Mijëra refugjatë në Greqi jetojnë në kampe të pisëta, ndërsa rreziku për një sëmundje të tillë është i lartë. Kayvan Bozorgmehr, një doktor dhe profesor nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Bielefeld në Gjermani, tha se kushtet në kampet e refugjatëve grekë ishin burim i mundshme për përhapjen e virusit./Al Jazeera

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV