11 mijë besimtarë të fshatit Hajmel në Vaun e Dejës kanë rikthyer përmes skenave teatrale momentin e lindjes së Krishtit, organizim i titulluar ‘Bet’lehemi i gjallë’. Kryeministri Edi Rama publikon pamjet duke vlerësuar eventin frymëzues që ka ,tërhequr qindra vizitorë.
SHKODËR– I titulluar ‘Bet’lehemi i gjallë’ rikthehet rituali i tradicional i Krishtlindjeve në fshatin Hajmel në Vaun e Dejës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij organizimi që bëhet për të pestin vit radhazi.
11 mijë besimtarë të krishterë risjellin historinë e lindjes së Jezusit, përmes skenave si në filmin kushtuar këtij momenti, me skena teatrale në qiell të hapur që i përngjan jetesës së antikitetet.
Kasolle të vogla prej druri dhe kashte, vatrat e zjarrit, rrahjet e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, mprehjen e shpatave e çdo veprim tjetër që na kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit.
Kryeministri Edi Rama shkruan se ky event frymëzues do të vijojë edhe në datat 30 dhjetor dhe 1 janar duke u kthyer në një traditë të bukur festive që përfshin jo vetëm banorët e zonës, por edhe qindra vizitorë të tjerë të cilët ftohen të vijnë nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë këtij organizimi emocional.