Festat e fundvitit rritin stresin dhe rëndojnë shëndetin e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri, por edhe për politikë. Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës.

Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës. Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat. Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët e para të vitit të ri.

Krishtlindjet dhe trazirat e shëndetit

Natyrshëm lind pyetja, përse Krishtlindjet dhe festat në përgjithësi trazojnë zemrën? Festa të tilla supozohet të sjellin gëzim në shpirt e në familje. Por sipas studiuesve, festat shoqërohen me shqetësime emocionale, zemërim, ankth, mërzi dhe stres.

Të gjitha këto rrisin gjasat e problemeve me zemrën dhe shëndetin. Për më tepër, gjatë festave konsumi i ushqimit dhe alkoolit është tepër i lartë. Të dyja së bashku rrisin rrezikun e shëndetit të organizmit. Ndaj tregoni kujdes me ushqimet dhe alkoolin dhe veçanërisht të mundoheni të mos stresoheni e të përpiqeni të gëzoni me miqtë dhe familjen./e.t

Të fundit

Vlorë, bashkia “fal” tokat për pallate

Në këshillin Bashkiak të Vlorës ka dështuar tentativa e tretë që dy firma private të përfitonin tokë shtetërore nëpërmjet...

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ do të vendosë kamera në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë me dije se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9...

FMN ngre alarmin për pensionet në vend/ Skema e tanishme duhet reformuar!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet në...

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku në qendër të diskutimeve...

Lamtumira e Anastasit/ Rama e Mitsotakis takim ‘kokë më kokë’ pas ceremonisë

Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit Anastas, pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës. Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit...

Lajme të tjera

Web TV