Më 1 Janar nis tatimi i të vetëpunësuarve, përfshihen edhe profesionistët e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në varësi të të ardhurave, neto tatimi do të jetë 15% dhe 23%

Prej 1 Janarit, të vetëpunësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se koorporatat, ndërsa bizneset e vogla do të vijojnë me zero tatim deri më 31 Janar 2029.

Referuar udhëzimeve zyrtare të gjithë të vetëpunësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë Lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë Lekë, tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë, kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Në udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sqarohen me shifra se sa tatim do të paguajë kjo kategori, nëse kalojnë pragun prej 14 milionë Lekësh. Konkretisht, nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë Lekë do të paguajë 23% tatim, ose e thënë ndryshe 3.48 milionë Lekë tatim.

Në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterash, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë.

Aplikimi i tatimit mbi të ardhurat u ndërmor nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme, ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik./O.S

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV