Në prag të Vitit të Ri, Balla i dhuron çelësat e shtëpisë, familjes me 10 fëmijë në Levan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.

Disa muaj më parë kur Katerina 31-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve “Gëzuar Vitin e Ri 2024”.

Postimi i ministrit Balla: Levan, Fier. Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e Vitit të Ri të gëzuar. GËZUAR 2024!

 

Të fundit

Ja pse këto 8 ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Disa i quajnë ushqime superstare, ndërsa ekspertët thonë se ato nuk duhet të mungojnë në dietën tonë. Pra, është...

Pse po bie Euro, sa i mundshëm është niveli 1-1 me Dollarin?

Politikëbërësit shpesh mirëpresin një monedhë më të dobët si një mjet për të stimuluar rritjen ekonomike, sepse i bën eksportet më konkurruese – megjithëse...

Berisha “përgjërohet” në SPAK për “arrest”, Meta i “rehatuar” në qeli

Nga Jakin Marena Me një fjalor pa lidhje në pamje të parë, por me të duhurin për hallin e vet personal, pasi sa më shumë...

Nga dritarja e shtëpisë te dera e SPAK, Lala bën kronologjinë e përplasjes Berisha-SPAK

Sali Berisha ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës për masën detyrim paraqitje, të cilën e kishte refuzuar në nëntor 2023, duke përfunduar në...

“Do të vijmë befas natën”, kë po kërcënon Erdogan?

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan lëshoi ​​kërcënime të reja kundër popullit kurd, këtë herë në fjalimin e tij në kabinetin që u mblodh të...

Lajme të tjera

Web TV