Tragjedi në SHBA/Polici vret gruan e tij shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA. Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.

Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.

Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje.

“Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë”, deklaroi policia amerikane.

Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.

“Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë”, tha fqinj i familjes./O.S

 

Të fundit

6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar

Dashuria dhe tërheqja janë një labirint më vete - edhe shkenca po përpiqet ende të gjejë daljen. Por ajo...

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga...

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndoka...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

Lajme të tjera

Web TV