“Shqipëria sot është në Pension”/ Manjani: Pas disa vitesh do jemi ‘Albanistan’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar pas shifrave alarmante të publikuar nga INSTAT ku në disa qarqe të vendit numri i të moshuarve është më i lartë se i të rinjve.

Manjani është shprehur se pas disa viteve Shqipëria do të quhet “Albanistan”.

Postimi i plotë i Manjanit:

“INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier,Gjirokastër, Korçë, Lezhë, ShkodërVlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.”

Shkëputur nga shkrimi me titull “Në 8 qarqe numri i të rinjve është më i ulët se i të moshuarve”, revista Monitor.

Dmth Shqipëria sot është në Pension! Pyetja është se nga dalin lekët për pension?!

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 2030, kur të mbarojnë reformat e Rilindjes… Deri atëherë do kemi ndërruar edhe emrin. Do jemi Albanistan…”, shkruan Manjani./E.T

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore....

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV