Rasti “Qyno”/ Gjyqi, Matlija: Po shkelen praktikat ndërkombëtare, Prokurori Dibra fyen…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Rasti i paprecedentë i ndodhur me gazetarin Elton Qyno, të cilit SPAK i sekuestroi pajisjet kompjuterike, telefonin e djalit, dy telefonat e punës dhe një seri materialesh të profesionit të tij, ka përfunduar në dyert e Gjykatës Speciale të Apelit, ku gazetari kërkoi prishjen e vendimit me Nr.501 dhe kthimin e materialeve dhe sendeve të sekuestruara.

Seanca e relatuar nga gjyqtarja e Apelit, Daniela Shirka, u shoqërua me debate mes avokatit të gazetarit Dorian Matlia dhe prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

Fillimisht gjykata refuzoi kërkesën për pjesëmarrjen në këtë seancë të ndihmës komisionerit të Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi, duke mos lejuar prezencën e tij si vëzhgues i procesit gjyqësor.

Gjatë fjalës së tij avokati Matlija, ngriti një seri shkeljesh të rënda të kryera nga prokuroria speciale SPAK, e cila krye 4 kontrolle të paligjshme dhe të njëpasnjëshme ndaj gazetarit Qyno.

Matlija i vuri në dukje gjyqtares Shirka, se për rastin konkret është shkelur me dy këmbët vendimi njëhsues i Gjykatës së Lartë, i cili përcakton qartazi format dhe kriteret se si prokuroria duhet të kërkojë burimin tek gazetarët profesionistë.

Për më tepër Matlia përmendi se Gjykata e Lartë, ka renditur një seri vendimesh të Gjykatës së Strasburgut, duke i quajtur precedentët e kontrollit të banesave apo vendeve të punës si tepër të rëndë dhe mjaft të rrezikshëm.

“…Shkelja e vendimit njehsues i Gjykatës së Lartë, krijon precedent të rrezikshëm dhe çon në ndjekje disiplinore deri në shkarkim të gjyqtarëve që e shkelin këtë vendim unifikues…”-theksoi avokati Matlija.

Matlija vuri në dukje se prokuroria, ka nisur hetimin për nxjerrje sekreti në datën 12 dhjetor 2023 dhe të gjitha veprimet hetimore në dobi të kësaj çështje i ka kryer ndaj gazetarit Qyno në datën 13 dhjetor.

Lexo edhe :  Rusia pranon se rrëzoi avionin? Putin: Kërkoj falje!

“…Duhet të ishin të parët prokurorët, oficerët dhe vetë administrata e SPAK që të verifikohej për këtë rast dhe të hetohej. Hetimi duhet të niste nga prokurori, jo nga gazetari. Çfarë bënë këta, e nisën nga bishti duke shkelur çdo parim kushtetues, çdo ligj dhe praktikë ndërkombëtare, konventën e lirisë së shprehjes e deri tek vendimi njehsues i Gjykatës së Lartë. Në datën 13 dhjetor t’i sekuestrohej telefonat dhe kompjuterat prokurorëve dhe jo gazetarit Qyno…”.

Avokati i kujtoi gjyqtares Shirka, se në rastin konkret cënohen burimet e gazetarit dhe njëkohësisht kërcënohet realisht puna e këtij gazetari dhe siguria e tij fizike, për shkak se prej gati 18 viteve gazetari ka raportuar për ngjarje kriminale mjaft të rënda, të ndodhura në Shqipëri.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes, Behar Dibra, theksoi se interesi i këtij hetimi ka qenë zbulimi i burimit të gazetarit, Elton Qyno, i cili gjatë marrjes në pyetje refuzoi të bashkëpunojë dhe të tregojë se nga e kishte marrë materialin.

Në sallën e gjyqit, prokurori Dibra doli jashtë kontrollit duke kaluar në shpifje dhe fyerje, pasi shprehu etiketime për gazetarin Qyno, duke e quajtur atë “gënjeshtar” pasi nuk kishte pranuar të tregonte burimet.

Por ky etiketim i ulët, jo qytetar dhe i pamoralshëm i prokurorit Dibra, solli reagimin e avokatit të gazetarit, Dorian Matlia dhe gjyqtares së seancës Daniela Shirka, të cilët i tërhoqën vëmendjen Dibrës dhe të bënte kujdes me fjalorin e tij gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Vetë prokurori është shprehur në sallë se nuk ka asnjë interes për pajisjet e sekuestruara, por ka pohuar se ai do nga gazetari Qyno të zbulojë vetëm burimin e informacioneve./O.S

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV