Spanja: Në asnjë mënyrë, njohja e pasaportave nuk nënkupton njohje të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm disa ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, njoftuan vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave, Madridi deklaroi të hënën se qytetarët Kosovës do të hasnin në probleme po të vizitonin ligjërisht Spanjën dhe vendet e tjera të zonës Shengen që nuk e njohin pavarësinë, nëse nuk do të vendosej njohja e pasaportës.

“Të gjitha shtetet e  Shengen që nuk e njohin [Kosovën] e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme spanjolle, Elena Aljarilla Cortezon.

Sipas saj, Spanja e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë, “si një mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kërkon ta kufizojë ndikimin e saj tek qytetarët”.

Spanja, së bashku me Greqinë, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, si shtete anëtare të BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, të gjitha këto shtete pranojnë dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë./O.S

Të fundit

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

“Siguri në nivele të larta”/ Proda: Besimi te policia po rritet nga viti në vit

“Gjatë 2023-2024 policia ka synuar në rritjen e parametrave të sigurisë në përgjithësi dhe shkolla e komunitet në veçanti. Kënaqësi për çdo anëtar të organizatës...

Rama: Puna e policisë është përbaltur, meriton respekt

Kryeministri Edi Raama thotë se në Shqipëri, është arritur progres në rritjen e aspektit të barazisë para ligjit. Gjatë fjalës së tij, teksa u prezantua...

Udhëheqësi sirian Sharaa premton një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse

Presidenti i sapoemëruar i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha të enjten se do të formojë një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse që do të përfaqësojë komunitete të...

Lajme të tjera

Web TV