Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt për ta shitur,arrestohet adoleshentja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nje adoleshente 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante kanabis sativa brenda në konvikt.

Nxënësja mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Policia thotë se veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

Lajme të tjera

Web TV