Kush është “Lorela”,zbulohet tutorja shqiptare që trafikonte të miturit në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka goditur një rrjet prostitucioni me të mitura, ku rol kyç në veprimtarinë e paligjshme kishte 31-vjeçarja shqiptare e quajtur Lorela Kapaj.

Sipas mediave greke dyshohet se 31-vjeçarja shqiptare lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.

Fqinjët e 31-vjeçares kishin filluar të dyshonin mbi të, pasi kishin vënë re kontakte të shpeshta që ajo kishte me adoleshentet që ishin nxënëse në gjimnazin e zonës. Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vinin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

“Lorella” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “kliente” të mitura të shfrytëzuara për prostitucion.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vogla. Patjetër nën 18. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin”, thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte partneri i saj, i arrestuar disa vite më parë për drogë.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u habita”, thekson ajo.

Kujtojmë se bashkë me shqiptaren u arrestuan edhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas drejtorisë antitrafik të policisë greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj 31 vjeç, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Lexo edhe :  6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Policia thotë se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.

Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve e internetit ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marrëdhënie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik./O.S

Të fundit

Rishikimi i Tingullit të Utopisë/ Muzikantët e persekutuar nga Stalini

Një rrëfim zbulues i kompozitorëve dhe interpretuesve, jetët e të cilëve u përcaktuan nga tekat e një diktatori Kathryn Hughes Fakti...

Zjarret në Los Angelos, pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë

Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave,...

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln €, ja sa do zgjasin punimet

Ndërtimi i aksit Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 milionë euro, përfshirë TVSH-në. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që...

Miratohet fondi prej 1.1 mld lekë/ Shpronësohen 420 prona, kompensim financiar qytetarëve

Më shumë se dy mijë qytetarë të prekur nga ndërtimet informale do të shpronësohen me një fond prej 1.1 miliardë lekësh në total. Vendimi është...

“Qeveri e ngrysur, opozitë entuziaste”/ Salianji letër nga qelia: Koha nuk pret!

Ervin Salianji i është drejtuar diasporës me një letër nga qelia, në ditën e nisjes së regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për...

Lajme të tjera

Web TV