Olsi Bylyku tregon se me kë i ka kaluar Krishtlindjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Fishekaj

Olsi Bylyku, aktori i ri i cili ka hyrë shumë shpejt në zemrat e shqiptarëve. I spikatur  që në fillim në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Por Olsi, është i spikatur edhe si këngëtar shumë i mirë i rrepit. Ai ka marrë pjesë në “Këngën Magjike 2018” dhe ka hyrë në kategorinë e këngëtarëve “Big” i votuar nga juria me pesë jeshile.

Fitoi “Magjia e Parë” si artisti më i mirë i ri.

Kjo këngë ishte duet me Lorenc Hasramën. Më pas ishte dhe në këngën magjike 2019 deri në natën finale.

Tani ai është pjesë e spektaklit “Kalifornia” nën petkun e shumë roleve.

Së fundmi në llogarinë e tij në Instagram ka postuar foto me të dashurën e tij Egli Tako me përshkrimin: “Dhuroni dashuri në këtë atmosferë festash. Gëzuar!”

Por në Instagramin e Eglit, ne kemi parë dhe tre foto të tjera të çiftit që Olsi i ka publikuar së fundi.Duhet theksuar që çifti duket shumë i dashuruar me njëri-tjetrin dhe të lumtur.

Egli Tako është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Olsit prej disa viteve. Ajo nuk është larg profesionit të Olsit pasi dhe ajo studion për Regji-Teatri në Universitetin e Arteve.

Duket se dyshja ka gjetur shpirtin binjak, jo vetëm në ndjenja, por edhe në profesion, duke qenë mbështetës të njëri-tjetrit./Fjala.al/

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV