Përplasjet në Komision dhe akuzat për Bashën, Açka: Nuk mund të bie në këto nivele…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Flutura Açka u ndal edhe te miratimi i ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.

Ajo tha se kjo është një humbje për radhët e PD.

“Është një humbje jona e radhës. Të paktën Bardhi e mori një përgjigje për letrën e tij, ndërsa unë kam dërguar një letër për zotin Gjinushi dhe nuk mora kurrë një përgjigje dhe ligji kaloi në heshtje.

Komisionet Hetimore janë detyrim kushtetues i së majtës për t’ia dhënë opozitës”, u shpreh ajo.

 

 

Ndërkohë më tej, duke iu referuar edhe incidentit të një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Bardhi dhe Noka tentuan t’i ndërpresin fjalën, ajo tha se ka vendosur që të zbatojë rregulloren.

“Unë kam menduar të mos e shkel rregulloren e Parlamentit, sepse kam përgjegjësi para votueseve të mi, që mund të jenë të paktën, por nuk është kjo çështja. Unë mendoj se përfaqësoj ato 2 mijë vota që veprojë ndryshe, që nuk ndez flakadanët. Unë zgjodha të bëj detyrën.

U etiketova si krahu i Ramës që isha urdhëruar nga Bardhi. Kjo lloj retorike e dalë boje, as ata vetë nuk e besojnë. Ndaj i bëra thirrje publike Bardhit dhe çdo politikane, që derën e SPAK e ka hapur.

Nëse Bardhi apo dikush tjetër ka gjëra që unë vetë nuk i di, janë të lutur t’i thonë publikisht. Unë marrëveshjen e kam me shqiptarët. Nga sot e tutje, do ndryshoj tërësisht dhe nuk do të kem gjuhë opozitare por do t’u drejtohem njerëzve”, u shpreh Açka.

Më tej tha se kurrësesi nuk është urdhëruar nga Basha dhe as nuk ka dalë në krah të PS.

Lexo edhe :  Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

“Ju mendoni se Basha ka aq fuqi, mungesë respekti ndaj meje dhe të më urdhërojë? Ju besoni se unë mund të bie në këto nivele?! Flutura Açka nuk urdhërohet nga Basha.

Unë aty jam terrorizuar si kryetare e komisionit… unë jam deputete dhe nuk jam një grua që u ankua dhe po ankohem si grua. Qëndrimi im është i qartë. Për sa kohë rregullorja thotë që do kthehen online vetëm me tre kushte, unë do t’i zbatoj”, tha ajo./O.S

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV