Nuk pritej, por ky kampionat do të fitojë mbi 100 mln £ nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si shumë kompeticione sportive edhe ajo e Wimbledon u anulua për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit.

Organizuesit e turneut të Wimbledon do të përfitojnë mbi 100 milionë paund nga sigurimet, duke qenë se përfshinë në kontratën e sigurimit dëmet e mundshme nga një virus.

Në vitin 2003, siguracioni për të gjitha Klubet e Tenisit të Hapur dhe Kriketit (AELTC) përfshiu dhe rimbursimin në rast të dëmeve shkaktuar nga një virus.

Për këtë siguracion Wimbledon pagoi 1.5 milionë paund në vit në plot 17 vite dhe në bazë të llogaritjeve totali i pagesave të tyre ka shkuar në 26 milionë paund, por rimbursimi do të bëhet në vlerën mbi 100 milionë.

“Siguracioni do na ndihmojë të mbrojmë bilancin pozitiv deri në një farë mase, ose më saktë në një të madhe. Sigurisht që jemi me fat që e kemi siguracionin dhe sigurisht që na ndihmon, por ai nuk na i zgjidh të gjitha problemet.

Detajet dhe shifrat ndoshta nuk do të merren vesh për muaj të tërë,” -tha kreu i Wimbledonit, Riçard Leuis. Duhet theksuar se anulimi i kampionatit të Wimbledonit ndodhi për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, ndërkohë vendimi u mor që turneu të mbahej në vitin 2021./Fjala.al/

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot...

VIDEO/ Rozana si Laerti, banorja ‘harron’ kamerat, shfaqet e….

Një video është bërë tepër virale në rrjete. Bëhet fjalë për Rozana Radin, e cila është një prej banorëve në spektaklin televiziv "BBVA4". Në video ajo...

U largua i lënduar në sfidën ndaj Sevillas, trajneri Flick flet për gjendjen e Araujos

Barcelona ka marrë një lajm pozitiv sa i përket gjendjes shëndetësore të Ronald Araujos pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Sevillës.  Blaugranat e shfrytëzuan mundësinë...

FOTO/ Po vjen Shën Valentini! Këto janë 5 vende ku duhet të shkoni!

emi ende në janar, por do të flasim për udhëtime, kështu që e mira është ta bëjmë këtë që herët.  Gjithsesi, Shën Valentini është...

Trump urdhëron Thesarin të ndalojë prerjen e monedhave 1 cent

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 cent, duke përmendur rritjen...

Lajme të tjera

Web TV