Inxhinieri i Google në Kaliforni rreh për vdekje gruan e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim brutal ndodhi në Kaliforni kur një inxhinier i Google rrahu për vdekje gruan e tij brenda shtëpisë së tyre. 27-vjeçari Liren Chen, sipas autoriteteve, u gjet brenda shtëpisë së tij dhe u duk i “përhumbur” ndërsa gruaja e tij kishte vdekur pranë tij.

Vrasja ndodhi në Santa Clara, një zonë luksoze në zemër të Silicon Valley dhe vetëm pak kilometra nga selia e Google. Policia mori një telefonatë nga një mik i çiftit i cili u shqetësua pasi as Chen dhe as gruaja e tij nuk po i përgjigjeshin telefonatave të tij. Megjithatë, kur ai shkoi në shtëpinë e tyre, ai pa Chen përmes një dritareje “në gjunjë me duart lart”.

Kur policia hyri në shtëpinë e çiftit, e gjeti gruan të vrarë brutalisht në dhomën e gjumit dhe Chen të gjunjëzuar. Gruaja kishte marrë goditje të rënda nga një send i mprehtë në kokë.

foto galeri

Rrobat, këmbët dhe duart e Chen ishin “të mbushura me gjak”, ndërsa duart e tij ishin të gërvishtura dhe të mavijosura. Si Chen ashtu edhe gruaja e tij – e identifikuar si Xuanyi Yu – punonin në Google.

 

 

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ajo që ndodhi me Xuanyi”, tha zëdhënësja e Google, Bailey Tomson për The Post. “Mendimet tona janë me familjen e saj.”

Të fundit

“Pact of Free Cities” / Kryebashkiakët kryesorë të botës mblidhen në Tiranë më 5 Shkurt

Tirana do të mikpresë më 5 shkurt një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit: Pact of Free...

Dyshohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, ja sa vite burg kërkon SPAK për Sherën

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias, i cili...

Mungesa e ujit në organizëm, ja tre 3 alarme që trupi dërgon kur dehidratoheni

 Mjafton të dimë se trupi i njeriut përbëhet nga afërsisht 60 për qind ujë dhe se njeriu mund të mbijetojë vetëm 100 orë pa...

Wizz Air anulon linjën ajrore Tiranë – Brindisi! Shpërthejnë polemikat në Itali

Anulimi i linjës Tiranë- Brindisi, duket se vjen si pasojë e vështirësive financiare të kompanisë, përfshirë kostot më të larta se pritshmëritë dhe rritjen e numrit...

41 vite mes flakëve, Saki Sheshi mes gëzimit për jetën e lëndimit nga vdekja

Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e parë. Të jesh zjarrfikës sipas...

Lajme të tjera

Web TV