“Beleri” përplas Tiranën dhe Athinën në Bruksel/ Debate mes diplomatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja në burg e Fredi Belerit është bërë temë diskutimi edhe dje në Bruksel. Gjatë takimi të 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, kryetari i Komitetit të Stabilitim Asociimit Kefalonaqis tha se çështja ‘Beleri’ nuk është mes Shqipërisë e Greqisë, por çështje evropiane. Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Tiranës zyrtare. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha si përgjigje se kjo çështje i  përket organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe se ‘koha kur gjykatat trajtoheshin si përkatësi partiake, ka mbaruar. “Takimi nuk është për çështje personale të dikujt. “Beleri” nuk është çështje evropiane por e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria pret t’i bashkohet familjes së BE. Koha kur gjykatat trajtohen si përkatësi partiake ka mbaruar. Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave, përfshirë atë të drejtësisë”, theksoi ministri Hasani.

Mbështetja institucionale e PE ndaj vendit

Ndër të tjera, ministri Hasani vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, për përparimin në rrugën e integrimit evropian, duke vënë në dukje se raporti i fundit i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i miratuar nga shumica dërrmuese e seancës plenare, është një dëshmi e fortë e kësaj mbështetjeje. Gjatë fjalës së tij, kryediplomati shqiptar u ndal dhe tek zhvillimet e fundit në lidhje me implikimet që ka sjellë agresioni Rus ndaj Ukrainës për sigurinë në Evropë dhe natyrisht edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila, siç theksoi ai, mbetet shumë shqetësuese. Përgjigja e vetme ndaj këtyre sfidave, shtoi Ministri Hasani, është forcimi i bashkëpunimit strategjik mes vendeve të rajonit dhe BE-së në të gjitha dimensionet, sidomos në çështjet e politikës së jashtme, forcimit të sundimit të ligjit, si edhe në çështjet e zhvillimit ekonomik. Ministri Hasani e vlerësoi faktin që BE-ja e ka shtuar fokusin e saj tek gjeopolitika dhe elementi i sigurisë, sidomos pas vendimeve që e kanë përforcuar perspektivën evropiane të vendeve të Partneritetit Lindor, por nga ana tjetër shprehu keqardhjen që Këshilli i Dhjetorit të vitit 2023 nuk arriti t’i përgjigjet pozitivisht pritshmërive të Shqipërisë për të hedhur hapin më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, nisjen e negociatave për grupkapitullin e “themeloreve”. Ai nënvizoi faktin se realitetet gjeopolitike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë sjellë nevojën për vendimmarrje të guximshme, të pandikuara nga përpjekjet për politizim të procesit për interesa të momentit. Kemi nevojë, shtoi ai, për qasje që ndihmojnë në zhvillimin e një procesi më të besueshëm dhe më të parashikueshëm anëtarësimi, çka i shërben ruajtjes së ritmit të reformave, forcimit të mbështetjes qytetare ndaj procesit, por edhe përmbylljes në një kohë optimale të një procesi që vazhdon prej gati dy dekadash. Gjatë takimit u diskutua rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.

Lexo edhe :  Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit

Ndërkohë, kujtojmë se po dje Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në datën 24 janar, pra nesër, shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Seanca në Apel dështoi, pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë. Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas SPAK, ai ka premtuar shuma parash në këmbim të votave të sigurta në procesin zgjedhor të 14 majit. Kujtojmë se, pak ditë më parë, në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Kryeministri Rama, i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se, ka gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar me çështjen “Beleri”, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës së Posaçme. Sipas Ramës, dalja nga ky ngërç bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës./e.t

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV