Aksidenti tragjik, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë. Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30-vjeç.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”.

Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar.

Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.

Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë./e.t

Të fundit

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Lajme të tjera

Web TV