Flasin shqiptarët që jetojnë në Kinë, ja situata aktuale në Pekin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina vret frikën nga koronavirusi! Vendi ku shpërtheu pandemia duket se i është kthyer normalitetit.

Njerëzit dalin në parqe dhe në qendra tregtare. Por, për tre muaj qytetet më të mëdha kineze dukeshin si qytete fantazmë.

Gazeta Fjala ka siguruar një intervistë me vëllezërit Ardit dhe Alban Dedja të cilët kanë zgjedhur të punojnë dhe studiojnë në Kinë.

Ndonëse situata duket e normalizuar vëllezërit deklarojnë se shkollat dhe universitet nuk janë hapur akoma.

Vëllezërit deklarojnë se situata në Pekin është normalizuar po kudo ku shkojnë përballen me policë që i masin temperaturën.

Kinezët janë të shqetësuar për ekonominë dhe për këtë arsye qeveria ka dhënë urdhër që njerëzit të dalin dhe të shpenzojnë para.

Mediat kineze deklarojnë se shkollat mund të hapen në datë 15 prill. Tani të gjithë po lëvizin lirshëm dhe jeta ka filluar normalitetin, por duke u mbrojtur.

Vëllezërit kanë dhe një mesazh për të gjithë bashkëkombësit e tyre shqiptarë. Ata deklarojnë se karantinimi, por dhe përdorimi i masave mbrojtëse pasi të dalim nga karantina është gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto momente. Fjala.al

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV