Tragjike/ Testi i parë doli negativ, vdes nga koronavirusi gazetarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Redaktorja e një reviste biznesi në qytetin Perm të Rusisë, Anastasia Petrova, 36 vjeçe, ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u kthyer kështu viktima me moshën më të re në këtë shtet.

Si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, gazetarja punonte nga shtëpia dhe kur gjente kohë kujdesej për dy djemtë e saj të mitur, Ilya 12 vjeç dhe Yaroslav 10 vjeç.

Ndërsa, para një jave raportohet se atë e “pushtuan” ethet, si edhe kishte dhimbje të fytit të shoqëruara me kollë të thatë, simptoma këto të koronavirusit.

Pas konsultës tek një mjek, Anastasia i kishte konfirmuar atij që kishte pasur kontakte me tre persona që kishin ardhur nga vende të tjera.

Mbrëmjen e 24 marsit, ajo iu drejtua spitalit pasi  simptomat e saj kishin agravuar dhe gjendja ishte përkeqësuar dhe temperatura rritej vazhdimisht, pavarësisht se merrte paracetamol.

Më 27 mars, 36 vjeçarja postoi se testi i saj i parë, kishte rezultuar negativ për COVID-19. Mirëpo, kur mori përgjigjen e testit të dytë ajo i dërgoi mesazh shoqes së saj Yulia:

“Yulia, testi im i dytë rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ndihem shumë keq”.

Ky ishte komunikimi i fundit i saj, pasi ndërroi jetë disa orë më vonë. Deri në këto momente dy djemtë e Anastasias, raportohen të jenë negativ për koronavirusin./Fjala.al/

 

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV