Çështja “Beleri”/ Doda: E kanë vendosur për të shërbyer si kalë troje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PDIU e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që mbahet i burgosur prej 12 majit të vitit të kaluar.

Doda u shpreh se Beleri është një fenomen që nuk duhet të ekzistonte në politikën shqiptare, pasi sipas saj ai është vendosur aty qëllimisht për të shërbyer si një kalë troje.

Sipas saj Beleri është një person që ka shprehur hapur anti-shqiptarizmin e tij, ndërsa theksoi se atdheu është më i rëndësishëm se përballjet apo interesat politike.

“Besoj që Beleri është një fenomen që nuk duhet të ekzistonte në politikën shqiptare. Më kujtohet kur PD dhe PS janë bërë bashkë që Himara të mos merrej nga një person me prirje nacionaliste greke. Beleri është vendosur aty qëllimisht për të shërbyer si një kalë troje. Atdheu është më i rëndësishëm se cdo interes apo përballje politike. Nuk mund të lejohet që një njeri që ka shprehur hapur anti-shqiptarizimin e tij të vendoset si kandidat politik.

Shqipëria dhe Greqia mos harroni janë shtete armike zyrtarisht, janë në luftë. Nuk e di si mendohet të bëhet marrëveshja e ujërave kur akoma nuk kemi nënshkruar një traktat paqeje. Ky është hapi i parë që duhet të merret për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh ajo.

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV