3 vjet burg kush tradhton partnerin?/ Avokati zbardh detajet: Mjekët po favorizojnë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Breaking” ka folur për një nga ndryshimet në kodin penal, ku partnerët me dy bashkëjetesa njëkohësisht do dënohen me burg deri në tre vite.

Sipas Beqirit në lidhje me abuzimet seksuale që në moshë të vogël, duhet të rritet mosha për marrëdhëniet seksuale, të paktën deri në 16 vjeç sepse jo të gjithë mund ta arrijnë pjekurinë seksuale që në moshën 14-vjeç.

Ka raste të evidentuara të lidhjeve të të rriturve me vajza 14-16 madje dhe martesa tradicionale në kundërshtimit me dispozitat ligjore. Është bërë me dije që do ketë ndryshime në kodin penal, ku një prej ndryshimeve është partnerët me dy bashkëjetesa njëkohësisht do të dënohen me burg deri në tre vite.

Idajet Beqiri: Kjo është një temë shumë delikate që nuk zgjidhet vetëm me ligj, edhe pse forca e ligjit ka të bëjë me këtë aspekt. Në radhë të parë në këtë vend është abuzuar shumë me moshën. Ne e kemi të dënuar me ligj marrëdhënien seksuale me të mitura deri në 14 vjeç ose ka arritur pjekurinë seksuale. Mund të jetë edhe mbi 14 vjeç nëse nuk e ka arritur pjekurinë seksuale, kështu e kemi patur deri më sot. Është gjë e mirë të rritur kjo dhe të paktën të shkojë në 16 vjeç dhe mesa di unë është bërë një propozim i tillë. Nërsa ajo e pjekurisë seksuale nuk duhet të vihet fare në refene sepse mjekë të ndryshëm, kur u ka vajtur akti i ekspertimit që të thonë kjo vërtet i ka mbushur 14 vjeç, por a e ka arritur pjekurinë seksuale, ata të gjithë jepnin që e ka arritur për të favorizuar kriminelët, për t’i favorizuar kundrejt shpërblimit domosdo. Kjo gjë të mos u lihet më në dorë ekspertëve të cilët abuzonin dhe gjykatat pastaj merrnin konsideratë sepse ishin të detyruara. Kjo të mos ekzistojë më.

Përsa i përket problemit të bashkëjetesës së ndaluar, ne e kemi patur këtë, ka qenë si kundra-vajtje penale edhe në kodin penal të komunizmit, të diktaturës dhe dënoheshe deri në 2 vjet burg. Por kryesisht jepej qortim o riedukim përmes punës, ose dënim me kusht. Ti ishe i martuar me një grua, kishe fëmijë apo jo pak rëndësi ka dhe ishe i kurorëzuar, nëse bashkëjetoje me një tjetër, dënoheshe. Tani kështu duan ta bëjnë prapë këtë gjë, a do arrihet a do ketë sukses… Jam i sigurt që nuk e zgjidh kjo çështjen. Ka rrugë të tjera që t’i duhet të veprosh. Mund të lihet si kundra-vajtje penale me gjobë etj, por është shumë e vështirë ta provosh një gjë të tillë./E.T

Të fundit

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet...

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Keni bërë plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Keni bërë plane me shoqërinë apo familjen për të kaluar fundjavën në plazh? Epo kushtet atmosferike do t’iu zhgënjejnë. Ditën e shtunë vendi ynë...

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako paraqitet në SPAK, zbardhen detajet paraprake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është paraqitur në SPAK. Ajo ka mbërritur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 14:00. Nuk dihet ende...

Lajme të tjera

Web TV