Emri/ I dënuar në Itali për “Shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasan/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

 

 

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim./O.S

Të fundit

“Qershor përvëlues”/ Paralajmërojnë sinoptikanët: Kujdes nga temperaturat e pazakonta

Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan, meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë një...

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Vetëbesimi dhe suksesi i fëmijëve shpesh nuk janë rezultat i rastësisë, por i vendimeve dhe sjelljeve të përditshme të prindërve të tyre. Ekspertët theksojnë se...

PAMJE APOKALIPTIKE/ Shpërthen vullkani Etna në Itali, reja e hirit mbulon zonën (VIDEO)

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, shpërtheu herët në mëngjes këtë 2 qershor në një shfaqje dramatike të forcës vullkanike që dërgoi re hiri...

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të tyre referues nga ato të...

Tatimet: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ bizneset të kenë paguar detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

Lajme të tjera

Web TV